Konfigurimi
Ju mund ta konfiguroni telefonin tuaj me cilësime që kërkohen për shërbime të
caktuara. Furnizuesi juaj i shërbimit mund t'jua dërgojë gjithashtu këto cilësime.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Konfigurimi dhe nga opsionet e mëposhtme:
Cilës. paracakt. konf. — për të parë furnizuesit e shërbimeve të ruajtur në telefon
dhe për të vendosur një furnizues të paracaktuar shërbimi
Aktiv. paracakt. në gjitha aplikimet — për të aktivizuar cilësimet e paracaktuara
të konfigurimit për aplikimet e mbështetura
Pika e hyrjes e preferuar — për të parë pikat e ruajtura të hyrjes
Lidhu me ndihm. sig. shërb. — për të shkarkuar cilësimet e konfigurimit nga
furnizuesi juaj i shërbimit
Cilësimet
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
21
Cilësimet menaxh. pajis. — për të lejuar ose parandaluar që telefoni të marrë
përditësime të softuerit. Ky opsion mund të mos jetë i disponueshëm, në varësi të
telefonit tuaj.
Cilës. konfig. pers. — për të shtuar manualisht llogari të reja personale për
shërbime të ndryshme dhe për t'i aktivizuar ose për t'i fshirë ato. Për të shtuar një
llogari të re personale, zgjidhni Shto re ose Opst. > Shto të re. Zgjidhni llojin e
shërbimit dhe fusni parametrat e kërkuar. Për të aktivizuar një llogari personale,
shkoni tek ajo dhe zgjidhni Opst. > Aktivizo.