Rikthimi i cilësimeve të fabrikës
Për ta rikthyer telefonin në gjendje fabrike, zgjidhni Meny > Cilësimet > Rikthe cil.
e fabrikës dhe nga opsionet e mëposhtme:
Rikthe vetëm cilësimet — për të rivendosur të gjitha cilësimet e preferencës pa
fshirë asnjë të dhënë personale
Rikthe të gjitha — për të rivendosur të gjitha cilësimet e preferencës dhe për të
fshirë të gjitha të dhënat personale, si kontaktet, mesazhet, skedarët e medias dhe
butonat e aktivizimit
10. Menyja e operatorit
Hyni në një portal te shërbimet e siguruara nga operatori i rrjetit tuaj. Për më shumë
informacion, kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj. Operatori mund ta përditësojë këtë
meny me një mesazh shërbimi.
11. Galeria
Përmbajtja e mbrojtur nga menaxhimi dixhital i të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar
me një çelës aktivizimi, i cili përcakton të drejtat tuaja për të përdorur përmbajtjen.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të
çelësave të aktivizimit dhe të përmbajtjes, përdorni funksionin për kopjet rezervë të
Nokia PC Suite. Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë çelësat e
aktivizimit, të cilat duhet të rikthehen me përmbajtjen në mënyrë që të mund të
vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me OMA DRM pasi të formatohet kujtesa
e pajisjes. Ju mund të keni gjithashtu nevojë të riktheni çelësat e aktivizimit në rast se
prishen skedat që ndodhen në pajisjen tuaj.
Telefoni juaj mbështet një sistem dixhital të menaxhimit të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur përmbajtjen e marrë. Kontrolloni gjithmonë kushtet e dërgimit të çdo
përmbajtjeje dhe çelësin e aktivizimit përpara se t'i merrni ato, sepse mund t'i
nënshtrohen një tarife.
Për t'i parë dosjet, zgjidhni Meny > Galeria.