Bllokimi i tastierës
Për të parandaluar shtypjen aksidentale të tasteve, zgjidhni Meny dhe shtypni * brenda
3,5 sekondave për të bllokuar tastierën.
Për ta zhbllokuar tastierën, zgjidhni Zhbll. dhe shtypni * brenda 1,5 sekondave. Nëse
bllokimi i sigurisë është aktiv, fusni kodin e sigurisë kur t'ju kërkohet.
Për ta vendosur tastierën që të bllokohet automatikisht pas një vonese të paravendosur
kohore kur telefoni është në modalitetin e pritjes, zgjidhni Meny > Cilësimet >
Telefoni > Bllokimi automatik > Aktive.
Për t’iu përgjigjur një thirrjeje kur tastiera është e bllokuar, shtypni butonin e thirrjes.
Kur përfundoni ose refuzoni një thirrje, tastiera bllokohet automatikisht.
Kur pajisja ose tastiera është bllokuar, mund të jetë e mundur thirrja e numrit zyrtar të
urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.