Kodet e hyrjes
Kodi PIN i ofruar me kartën SIM e mbron kartën ndaj përdorimit të paautorizuar. Kodi
PIN2 i ofruar me disa karta SIM nevojitet për t'u futur në disa shërbime të veçanta. Nëse
ju e jepni gabim kodin PIN ose PIN2 tre herë radhazi, juve ju kërkohet kodi PUK ose
PUK2. Nëse nuk i keni ato, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek informacioni në modulin e sigurisë së kartës suaj
SIM. PIN-i i nënshkrimit mund të kërkohet për nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi i
bllokimit kërkohet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve.
Për të caktuar përdorimin e kodeve të hyrjes dhe cilësimeve të sigurisë në telefonin tuaj,
zgjidhni Meny > Cilësimet > Siguria.