Kujtesa e përbashkët
Funksionet e mëposhtme të kësaj pajisjeje mund të kenë kujtesë të përbashkët:
mesazhimi multimedia (MMS), aplikimi i e-mail-it, mesazhimi i çastit. Përdorimi i njërit
ose i disa prej këtyre funksioneve, mund të zvogëlojë kujtesën e disponueshme për
funksionet e tjera me kujtesë të përbashkët. Pajisja juaj mund të shfaqë një mesazh që
kujtesa është plot, kur ju përpiqeni të përdorni një funksion të kujtesës së përbashkët.
Në këtë rast, përpara se të vazhdoni, fshini disa nga informacionet ose shënimet e
ruajtura në funksionet e kujtesës së përbashkët.