Mbështetja e Nokia-s
Kontrolloni www.nokia.com/support ose faqen lokale të Nokias për versionin më të
fundit të këtij udhëzuesi, për informacion shtesë, shkarkime si dhe shërbime që kanë
të bëjnë me produktin tuaj Nokia.
Shërbimi i cilësimeve të konfigurimit
Shkarkoni falas cilësime konfigurimi si MMS, GPRS, e-mail dhe shërbime të tjera për
modelin e telefonit tuaj në www.nokia.com/support.
Nokia PC Suite
Ju mund ta gjeni PC Suite dhe informacionet përkatëse në faqen e Nokias në adresën
www.nokia.com/support.
Informacion i përgjithshëm
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
8
telefonin që të kërkojë kodin. Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga
telefoni juaj. Nëse e harroni kodin dhe telefoni juaj është i bllokuar, telefoni do të
kërkojë shërbim dhe mund të aplikohen tarifa shtesë. Për më shumë informacion,
kontaktoni një pikë Nokia Care ose shitësin e telefonit tuaj.
Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e telefonit tuaj kundër përdorimit të paautorizuar.
Kodi i paracaktuar është 12345. Ju mund ta krijoni dhe ndryshoni kodin si dhe ta cilësoni
Shërbimet e Nokia Care
Nëse ju duhet të kontaktoni shërbimet e Nokia Care, kontrolloni listën
e qendrave lokale të kontaktit të Nokia Care në adresën
www.nokia.com/customerservice.
Mirëmbajtja
Për shërbimet e mirëmbajtjes, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të Nokia Care në
www.nokia.com/repair.
2. Fillimi
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.
1. Shtypni butonin e lirimit (1) dhe hiqni kapakun e pasmë (2).
2. Hiqeni baterinë (3).
3. Hapeni mbajtësen e kartës SIM dhe futeni kartën SIM në mbajtëse me sipërfaqen e
kontaktit të kthyer përmbys (4). Mbylleni mbajtësen e kartës SIM.
4. Futeni baterinë (5) dhe rivendoseni kapakun e pasmë (6).
Ngarkimi i baterisë
Bateria juaj është ngarkuar pjesërisht në fabrikë. Nëse pajisja tregon se bateria është e
ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2. Lidheni ngarkuesin me pajisjen.
3. Kur pajisja tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni
ngarkuesin nga pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të
përcaktuar dhe mund ta përdorni pajisjen kur është duke u ngarkuar. Nëse bateria është
plotësisht e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi
i ngarkimit ose para se të mund të kryhen thirrje.