Rreth pajisjes suaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e miratuar për përdorim në rrjetet
GSM 900 dhe 1800 MHz . Për më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin
tuaj të shërbimit.
Kur të përdorni funksionet e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni
zakonet lokale, të drejtat private dhe të ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të
drejtat e autorit.
Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi dhe
përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të transferohen.
Pajisja juaj mund të ketë faqeshenjues dhe nyje të parainstaluara për faqet e internetit
të palëve të treta.. Nëpërmjet pajisjes suaj mund të hyni gjithashtu në faqet e internetit
të palëve të treta. Faqet e internetit të palëve të treta nuk kanë lidhje me Nokia-n dhe
Nokia nuk i miraton ose nuk mban asnjë përgjegjësi për to. Nëse vendosni të hyni në
faqe të tilla, duhet të merrni masa për sigurinë ose përmbajtjen.
Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdolloj funksioni të kësaj pajisjeje, përveç
ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve
celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
Kini parasysh që të bëni kopje rezervë ose të mbani një shënim me shkrim për të gjithë
informacionin e rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje
për udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
Imazhet në këtë udhëzues mund të jenë të ndryshme nga ekrani i pajisjes suaj.