Kontaktet
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Emrat dhe lëvizni nëpër listën e kontakteve ose
fusni shkronjat e para të emrit.
Për ta kopjuar një kontakt ndërmjet kujtesës së telefonit dhe kartës SIM, zgjidhni
Emrat, shkoni te kontakti dhe zgjidhni Opst. > Kopjo kontaktin. Në kujtesën e kartës
SIM, ju mund të ruani vetëm një numër telefoni për secilin emër.
Për të zgjedhur kujtesën e kartës SIM ose të telefonit për kontaktet tuaja, për të zgjedhur
se si shfaqen emrat dhe numrat te kontaktet dhe për të parë kapacitetin e kujtesës për
kontaktet, zgjidhni Cilësimet.
Ju mund të dërgoni dhe të merrni informacionin e kontaktit të një personi si një
kartëvizitë nga një pajisje e përputhshme që mbështet standardin vCard. Për të dërguar
një kartëvizitë, zgjidhni Emrat, kërkoni për kontaktin informacionin e të cilit ju
dëshironi të dërgoni dhe zgjidhni Detajet > Opst. > Dërgo kartëviz..
8. Regjistri i thirrjeve
Për të parë informacionin e thirrjeve tuaja, zgjidhni Meny > Ditari. Opsionet e
disponueshme mund të përfshijnë si më poshtë:
Ditari i thirrjeve — për të parë në mënyrë kronologjike thirrjet tuaja më të fundit
të humbura dhe ardhura dhe numrat e thirrur
Thirrje të humbura, Thirrjet e ardhura, ose Numrat e thirrur — për informacion
rreth thirrjeve tuaja më të fundit
Marrësit e mesazhit — për të parë kontaktet tek të cilët ju keni dërguar mesazhe
më së fundmi
Koha e thirrjes, Numër. dhën. paketë ose Matësi lidh. dhën. pak. — për të parë
informacionin e përgjithshëm rreth komunikimeve tuaja më të fundit
Ditari i mesazheve ose Ditari i sinkronizimit — për të parë numrin e mesazheve
të dërguara dhe të ardhura ose sinkronizimet
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve,
mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit,
taksave e kështu me radhë.
9. Cilësimet
Profilet
Telefoni juaj ka grupe të ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat ju mund t'i
përshtatni me tonet telefonike për raste dhe ambiente të ndryshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet, profilin e dëshiruar dhe nga opsionet e
mëposhtme:
Aktivizo — për të aktivizuar profilin e zgjedhur
Personalizo — për të ndryshuar cilësimet e profilit