Media
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
23
Për të filluar ose bërë pauzë luajtjen, shtypni butonin e zgjedhjes në mes.
Për të kaluar në fillim të regjistrimit aktual, lëvizni majtas.
Për të kaluar te tregjistrimi i mëparshëm, shtypni dy herë majtas butonin e lëvizjes.
Për të kaluar te regjistrimi pasardhës, lëvizni djathtas.
Për të rikthyer prapa, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes majtas.
Për të ecur shpejt përpara, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes djathtas.
Për të rregulluar volumin, lëvizni lart ose poshtë.
Për t'i hequr ose vendosur zërin luajtësit, shtypni #.
Për ta lënë luajtësin e muzikës që të luajë në sfond, shtypni butonin e përfundimit. Për
të ndaluar luajtësin e muzikës, shtypni dhe mbani shtypur butonin e përfundimit.
13. Aplikimet
Softueri i telefonit tuaj mund të përfshijë disa lojëra dhe aplikime Java të dizajnuara
veçanërisht për këtë telefon Nokia.
Zgjidhni Meny > Aplikimet.
Për të hapur një lojë ose një aplikim, zgjidhni Lojërat ose Koleksioni. Lëvizni poshtë
në një lojë ose në një aplikim dhe zgjidhni Hap.
Për të parë sasinë e kujtesës së disponueshme për instalimet e lojërave dhe aplikimeve,
zgjidhni Opst. > Gjendja e kujtesës.
Për të shkarkuar një lojë ose aplikim, zgjidhni Opst. > Shkarkimet > Shkarkime
lojrash ose Shkark. aplikimesh. Telefoni juaj mbështet aplikimet Java J2ME™.
Sigurohuni që aplikimi përputhet me telefonin tuaj, përpara se ta shkarkoni atë.
I rëndësishëm: Instaloni dhe përdorni vetëm aplikime dhe programe të tjera
nga burime të besuara, të tilla si aplikimet që janë Symbian Signed ose që kanë kaluar
testimin Java Verified™.
Aplikimet e shkarkuara mund të ruhen te Galeria në vend të Aplikimet.
14. Organizuesi
Zilja e orës
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Alarmi.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar alarmin, zgjidhni Alarmi:. Për të vendosur kohën për
alarmin, zgjidhni Koha e alarmit:. Për ta vendosur telefonin që t'ju lajmërojë në ditë
të zgjedhura të javës, zgjidhni Përsërit:. Për të zgjedhur ose personalizuar tonin e
alarmit Toni i alarmit:. Për të vendosur kohëzgjatjen e shtytjes së alarmit, zgjidhni
Skad. shtytjes.