Kalendari dhe lista e detyrave
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Kalendari. Dita aktuale futet në kornizë. Nëse për
atë ditë ka ndonjë shënim të vendosur, dita është me shkronja të zeza.
Për të bërë një shënim kalendarik, lëvizni te data dhe zgjidhni Opst. > Bëj një
shënim.
Për të parë shënimet ditore, zgjidhni Shiko. Për të fshirë të gjitha shënimet në kalendar,
zgjidhni Opst. > Fshi shënimet > Fshi gjitha shën..
Për të parë listën e detyrave, zgjidhni Meny > Organizuesi > Lista e detyrave. Lista
e detyrave shfaqet dhe renditet sipas përparësisë. Për të shtuar, fshirë ose për të dërguar
një shënim, për ta shenjuar shënimin si të kryer ose për ta renditur listën e detyrave
sipas afatit përfundimtar, zgjidhni Opst..